Legjenda daneze , Michael Laudrup ka hedhur poshte spekulimet se ai eshte kontaktuar nga bosat e The Reds per stolin e Liverpool-it.
" Nuk jam kontaktuar nga Liverpool , ata jane nje nga klubet me te medha ne bote. Do te doja te menaxhoja nje klub te madhe nje dite." perfundoj Laudrup.
Sipas gazetës britanike
"The Sun", Liverpool do kishte identifikuar Fabio Paratici si Drejtor Sportiv të klubit të "The Reds". Fabio Paratici për momentin është duke e ushtruar postin e Drejtorit Sportiv për momentin në skuadren e Juventus.

Gjithnjë duke ju referuar portalit anglez
"The Sun" besohet që 'Reds' janë duke përgaditur rinovimin e kontratës për Daniel Agger dhe Martin Skrtel.
Liverpool janë të gatshëm t'i rrisin pagat për dy mbrojtësit e tyre besnik. Deri më tani dy shtyllat defanzive të Liverpool paguhen rreth 65.000 £ në javë (80.561 Euro).
Martin Kelly eshte votuar nga fansat si lojtari me i mire i ri i sezonit ne Liverpool.
Kelly grumublloi 28% te votave, duke u renditur para Jordan Henderson me 25% te votave.
Ne poziten e trete gjendet Jonjo Shelvey me 20% te votave , kurse i katerti eshte Sebastian Coates me 14% te votave.
Martin Kelly ne total realizoi 20 paraqitje dhe shenoi nje gol me koke ne Carling Cup ndaj Chelsea.
Sipas te perditshmes Angleze , The Daily Mirror , Liverpool ka kontaktuar edhe ish menaxherin e tyre Rafael Benitezin per diskutuar per nje rikthim senzacional ne Anfield Road.
Rafael Benitez ishte larguar nga Anfield ne vitin 2010 para se FSG ta blej Liverpool-in. Thuhet se pronaret e Liverpool-it jane te impresionuar nga CV e Rafael Benitezit dhe se jane duke menduar seriozisht per nje rikthim te Spanjollit ne stolin e The Reds.
Dihet se edhe deshira e Rafael Benitezit eshte e madhe per tu rikthyer ne Anfield dhe kete asnjehere nuk e ka fshehur gjate 18 muajve te fundit kur dha doreheqje nga posti i menaxherit te Inter Milanos.
Benitez ndjen se nuk ka perfunduar ate se çfare ka pasur ndermend te beje me Liverpool-in dhe per kete ai eshte i vendosur per tu kthyer dhe per ta quar deri ne fund ate se çfare e ka ndermend te beje.
Nuk dihet se sa serioz jane FSG ne rastin e Benitezit pasi dihet se dite me pare kane kerkuar leje nga kryetari i Wigan-it , per te biseduar edhe me menaxherin e tyre , Roberto Martinez.
52 vjeçari Rafael Benitez duket se do te kerkoj nga drejtuesit e Liverpool-it edhe postin e Drejtorit Sportive ne menyre qe askush tiu mos perzihet ne transferime. Benitez kete poste e kishte kur ishte menaxher i Liverpool-it.
Sulmuesi i Liverpool-it , Andy Carroll u thirre nga selektori i Anglis , Roy Hodgson per te marre pjes ne Euro 2012 qe do te mbahet ne Poloni dhe Ukrain , ndersa rreth kesaj dikur mbrojtesi i Liverpool-it , Alan Hansen tha se e kupton forte mire se çfare kerkon Hodgson nga shtat larti Anglez.
" Me duket se Roy e paska shikuar finalen e FA Cup ne TV kunder Chelsea , ku Andy ishte i shkelqyer."
" Kurr nuk do doja te luaja kunder Andy Carroll-it sepse gjdo top ne ajre ne fushe ai do ta fitonte."
" Jo vetem qe do ti fitonte te gjitha topat , por njekohesisht do tia bente jeten te papershtateshme mbrojteseve kundershtare - ata do te bejn gabime dhe kjo u pa."
" Andy Carroll ne ndeshjen kunder Chelsea ne Anfield ishte i pandalshem dhe te njejten gje e kishte bere edhe ne finale te FA Cup. Te gjithe shikojn tek Andy kur topi vije ne ajre ne 16 metersh , ne gjashte ndeshjet e fundit te tije , besoj se asnje mbrojtes nuk do te deshironte te luante kunder tije , per kete jam i sigurte." perfundoj Hansen.
Liverpooli është i interesuar në sulmuesin e skuadres së Benfikes Nolito.
Agjenti i sulmuesit spanjoll ka komfirmuar se Liverpooli është i interesuar ta transferoj klientin e tij në Angli.
Liverpooli po tenton ta transferoj 25 vjeçarin në Anfield edhe pse për momentin nuk ka menaxher dhe person adekuat për transfere, por Liverpooli dëshiron që ti caktoj objektivat e tij për sezonin e ri.
Nolito ka shenuar 15 gola në kompeticionin portugez.